Arrestohet në Pogradec, i kërkuari që tentoi vrasjen e djalit të biznesmenit Greisi Maxhari

Arrestohet në Pogradec, i kërkuari që tentoi vrasjen e djalit të biznesmenit

11:00, 25/06/2022
A+ Aa A-

Policia e Pogradecit ka arritur të arrestojë 22-vjeçarin Greisi Maxharin që ishte shpallur në kërkim që nga muaji prill i këtij viti, kur tentoi të vriste të riun Johan Muçllari në bashkëpunim dhe me persona të tjerë që nuk janë kapur ende.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 29 prill 2022, kishte caktuar për Maxharin dhe dy të tjerë, masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale "Vrasja me dashje" kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentative, "mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve” si dhe "prishje të qetësisë publike".

Ndalimi i Maxharit lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 25 prill 2022 në qytetin e Pogradecit, ku 22-vjeçari në bashkëpunim me shtetasin Firdeus Berberi, i shpallur në kërkim, tentuan të vrisnin me armë zjarri tip pistoletë shtetasin  Muçllarin, 22 vjeç, banues në Pogradec.

Duket se ngjarja ka lidhje me konflikte  ku u përfshi edhe babai i Muçllarit dy vite më parë, kur persona të armatosur qëlluan me armë mbi hotelin e tij në Pogradec .

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco