VIDEO/ Pamje të frikshme në aksin Maliq-Pogradec, identifikohen dy të plagosurit

VIDEO/ Pamje të frikshme në aksin Maliq-Pogradec, identifikohen dy të plagosurit

14:33, 25/06/2022
A+ Aa A-

Komisariati i Policisë së Maliqit identifikoi të plagosurit e aksidentit të rëndë që ndodhi në mesditë në aksin rrugor Maliq – Pogradec, ku bordure prej çeliku e rrugës e përshkoi makinën si shtizë dhe plagosi rëndë drejtuesin e mjetit edhe pasagjerin.

U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për t'i nxjerrë ata nga makina dhe nisur me urgjencë drejt spitalit të Korçës.

Policia tha: Më datë 25.06.2022, rreth orës 13:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Maliq-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, shtetasi I. C., duke drejtuar mjetin tip "Audi", dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi I. C. dhe pasagjeri shtetasi Sh. C., të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave  të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.”

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco