VIDEO/ Pamjet: policia e Beratit arrin ta zbresë nga taraca, 50-vjeçarin që donte të vetëvritej

13:31, 25/06/2022
A+ Aa A-

Policia e Beratit ka arritur ta zbresë nga taraca e pallatit,48-vjeçarin Adrian Dardha, që kërcënonte se do të hidhej. Duke e bindur e folur me të, negociatorët kanë arritur ta tërheqin poshtë pa rrezikuar, burrin në fjalë.  

Ngjarja ndodhi në mesditë në lagjen 22 tetori të qytetit, ku Dardha, një person që jetonte vetëm dhe që dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, nuk pranonte të dilte nga banesa me qera ku jetonte. Ndërkohë, bashkia kishte marrë përsipër t’i paguante një banesë tjetër me qera, por që ai e refuzonte dhe ngulte këmbë të mbante atë ku ndodhej me çdo kusht.  

Policia e Beratit zyrtarisht njoftoi:

"Shtetasi A. D., 48 vjeç, ka hipur në tarracën e pallatit ku banonte, në lagjen “22 Tetori”, dhe ka pretenduar të hyjë në banesë për të marrë sendet personale, duke përdorur ballkonin, sepse 48-vjeçari është nxjerrë ditën e djeshme nga banesa, pasi nuk ka shlyer detyrimet për posedimin e këtij ambienti. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset dhe pas negociatave të bëra me të, shtetasi A. D. ka zbritur i padëmtuar nga tarraca."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco