Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PL, Ilir Meta. konferencë me gazetarët

VIDEO/ Aksident me vdekje në Fier, humb jetën një person! Audi dhe trupi i viktimës përfundojnë në kanal

19:49, 20/05/2022
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në vendin e njohur si kthesa e Pjanit në Fier.

Mësohet se një mjet tip Audi është përplasur me një motoçikletë. Për pasojë humbi jetën drejtuesi i kësaj të fundit.

Trupi i pajetë dhe makina kanë përfunduar në një kanal në anë të rrugës.

Njoftimi i Policisë
Sot rreth orës 19:10, në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Hoxharë e Vjetër, një automjet tip "Audi" ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. S., 67 vjeç, banues në Dërmënas, i cili ka ndërruar jetë.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit i cili ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco