Skandali me 200 euro për marrjen e pasaportës, Prokuroria merr nën hetim 6 punonjës policie

17:56, 13/05/2022
A+ Aa A-

Të paktën 6 zyrtarë të policisë së kryeqytetit janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për korrupsion.

Ata merrnin nga 50-200 euro për pajisjen e shtetasve nga Kosova me pasaportë.

Organi i akuzës kërkon arrest me burg për 2 prej tyre dhe pezullim nga detyra për 4 të tjerë.

Burime bëjnë me dije se prokurori Bledar Valikaj po heton disa persona mes të cilëve zyrtarë të policisë së Tiranës, të përfshirë në këtë skemë, të cilët zvarrisnin qytetarët për pajisjen me pasaportë.

Ndërkohë janë evidentuar materiale dhe prova që vërtetojnë se zyrtarët merrnin në disa raste shuma të konsiderueshme parash në formë rryshfeti për marrjen e dokumentit që në raste të tilla jepet falas.

Për kryerjen e këtyre hetimeve, janë siguruar prova që kanë të bëjnë me pamje filmike, përgjime dhe metoda të tjera të hetimit. 

Ndërkohë që hetimi vijon për dokumentimin e plotë të skemës apo përfshirjen e personave të tjerë.

Ende nuk ka të dhëna në lidhje me emrat dhe funksionet konkrete të zyrtarëve të Policisë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka qenë pjesë e hetimit, dhe pritet të ketë edhe një reagim sa i përket shpërdorimit të detyrës dhe kryerjen e veprës së korrupsionit nga punonjësit e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco