Lajmi i fundit

LIVE/ Rama në Athinë, fjalim para administratës së vet dhe emigrantëve shqiptarë

SYRI TV/ Jepen masat e sigurisë për 'shtëpinë e barit' në Kashar: kush u burgos dhe kush u lirua

14:36, 02/05/2022
A+ Aa A-

Vetëm një nga katër anëtarët e familjes Sulaj nga Kashari që e kishte kthyer banesën në laborator të prodhimit të kanabisit u la në burg. Tre të tjerët dhe dy punonjësit e sigurisë u lanë të lirë, ndërsa Ylli Sulaj mori autorësinë e veprës penale, duke shfajësuar nënën, motrën dhe kushëririn e parë. Ky i fundit u zbulua nga përgjimet telefonike, por që gjykata i dha pafajësinë.

Nga SYRI TV

Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli vetëm njërin prej 4 anëtarëve të familjes Sulaj në lidhje me shtëpinë e barit të zbuluar pak ditë më parë në Kashar. Ylli Sulaj mori përgjegjësinë e krimit, duke shfajësuar të motrën Shqipen, nënën e tij Xhevrien dhe kushëririn e parë Luanin.

Prokuroria kërkoi arrest me burg për katër dhe detyrim paraqitje për dy punonjësit e OSHEE-së, Lutfi Bashën e Rifat Kuçin. Për këta dy të fundit dhe Luan Sulajn Gjykata i vlerësoi të paligjshme arrestimet. Avokati i të arrestuarve është shprehur se Shqipja e cila punon në një fasoneri dhe Xhevria pavarësisht se jetojnë në atë banesë, nuk kanë pasur dijeni për lëndën narkotike. Nga ana tjetër, i vetmi që mbetet në burg, Ylli Sulaj ka kërkuar mase më të lehtë sigurie pasi thotë se vuan nga zemra dhe do t’i nënshtrohet  një ndërhyrje por nuk paraqiti prova para Gjykatës mbi gjendjen shëndetësore.

Dy punonjësit e OSHEE kanë deklaruar se pasi kanë konstatuar se banesa kishte më shumë 400 kW konsum energjie, kanë sinjalizuar policinë. Dy sahatë matës të energjisë ishin vendosur në vilën 4-katëshe, teksa prej disa muajsh, njëri prej tyre ishte çregjistruar. Për energjinë që kërkonin ambientet e katit të dytë dhe të tretë të godinës ku kultivohej droga, përdorej një lidhje nga sahati i regjistruar në sahatin e paregjistruar. Ky i fundit regjistronte konsumin por nuk faturohej.

Për këtë fakt, dy punonjësit e OSHEE, të pyetur nga gjyqtari Artan Gjermeni nëse kishin mundësi ta verifikonin, pretenduan se nuk ishin udhëzuar për ta bërë diçka të tillë.

Ndërkohë Syri Televizion mëson se si kushëriri, Luan Sulaj ra në pranga. Ai konstatoi policinë në banesën e Ylli Sulajt dhe e telefonon këtë të fundit.

Celulari i Yllit ishte vënë në përgjim.

Prokurori Armand Gurakuqi  citoi në gjykatë, bisedën: “Alo, ç’po bën? Andej nga shtëpia jote po pikon çatia”.  Ndërsa Ylli i thotë që të afrohet dhe të verifikojë.

Në këtë moment, Policia i vë prangat me dyshimet se është bashkëpunëtor.  

257 bimë të vendosura nëpër vazo, të sistemuara u gjetën dhe sekuestruan në banesën e familjes Sulaj në Kashar të premten e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco