Çmimet në stratosferë/ Qytetarët kundër qeverisë, thirrje për grumbullime në Tiranë, Durrës, Mirditë....

Çmimet në stratosferë/ Qytetarët kundër qeverisë, thirrje për grumbullime në Tiranë, Durrës, Mirditë....

09:49, 10/03/2022
A+ Aa A-

Me mijra qytetarë u mblodhen pasditen e djeshme në kryeqytet për të protestuar kundër rritjes së çmimeve e në mënyrë të veçantë kundër abuzimit me rritjen e madhe të çmimit të karburanteve.

Në protestën e kryqytetit pati edhe të shoqëruar nga ana e policisë.

Ndërkohë që qytetarët pa asnjë lloj organizimi kanë bërë thirrje për protesta të tjera kundër qeverisë edhe gjatë ditës së sotme.

Në Tiranë pritet një protestë kundër rritjes së çmimeve dhe neglizhencës së qeverisë për të ndërhyrë në orën 17.00 para kryeministrisë.

Image

Një miting protestë që mund të shoqërohet edhe me bllokim rruge pritet të zhvillohet në Mirditë. Qytetarët kanë bërë thirje për tu mbledhur tek mbikalimi i Rreshenit në Rrugën e Kombit

Image

Edhe në Durrës do të këtë një organzim të tillë proteste për rritjen e çmimeve. Qytetarët kanë bërë thirrje për tu bashkuar tek stacioni i Trenit të qytetit bregdetar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco