Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Vrasja e Bledar Muçës/ 'Dorëzohen' belgët: U krye nga profesionistë

Vrasja e Bledar Muçës/ 'Dorëzohen' belgët: U krye nga profesionistë

09:54, 26/01/2022
A+ Aa A-

Edhe pse kaluan më shumë se tri ditë nga ekzekutimet e bujshme të shqiptarëve në Belgjikë dhe Ekuador, hetimet e këtyre dy shteteve ende nuk kanë asnjë të dhënë konkrete mbi emrat e ekzekutorëve.

Në fakt vrasjet ngjajnë për nga mënyra e kryerjes së akteve ndonëse i ndajnë vetëm shtetet dhe oraret e ndryshme.

Në ekzekutimin e Ergys Dashit në Ekuador morën pjesë dy persona, aq sa edhe në vrasjen e Bledar Muçës në Belgjikë dhe po ashtu vrasjet u kryen që të dyja me breshëri kallashnikovi.

Po ndërsa mediat ekuadoriane vazhdojnë t’i bëjnë jehonë mënyrës së si u krye vrasja dhe përgjakja e tmerrshme e qytetit bregdetar në ditët e para të këtij viti, për rastin e Bledar Muçës mediat janë kthyer në historikun e krimeve të tija të kryera në vendin tonë, duke iu referuar të dhënave që kanë mundur të marrin nga mediat tona.

Dashi nuk kishte precedent të mëparshëm në vendin latin, ndërkohë që për rastin e Muçës bëhet me dije se autoritetet vendase e kanë dënuar më parë për vjedhje në një supermarket.

Por, Muça kishte mundur të arratisej dhe se nuk e kishte kryer dënimin, por në qëndrimin e tij muajt e para vrasjes ai posedonte pasaportë britanike dhe një mjet po me targa britanike, duke mundur të shmangte identifikimin nga Policia belge, shkruan panorama.-

Mediat belge

Edhe pse hetimi belg nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me shkaqet dhe autorët që i morën jetën Bledar Muçës në Atverp, mediat vendase kanë shkruar ditën e djeshme se Bledi ishte vetëm i dënuar për vjedhje. Ata thonë se vrasja e tij është tipike mafioze nga profesionistë, ndërkohë që hedhin dyshime që mund të jetë vrarë vetëm për problemet që ka nga vendi i origjinës së tij. Hetimi belg ka qenë i rezervuar për pistat e trafikut të drogës nga Holanda, ndërsa dyshimet bien mbi vrasje për hakmarrje për përfshirjen e tij në një sërë ngjarjesh në Elbasan.

Precedentet e Dashit

Autoritete ekuadoriane nuk kanë të skeduar asnjëherë të vetme shqiptarin që u ekzekutua me 20 plumba në restorant. Ata i referohen vetëm një precedenti të mëparshëm që e kanë mësuar nga mediat italiane ku Dashi ka rezultuar pjesë e një grupi të madh të trafikut të drogës nga Spanja dhe Shqipëria drejt Italisë.

Precedentët e Muçës

Bledar Muça ka precedentë të rëndë kriminalë vetëm në vendin tonë. Emri i tij është i vënë nën hetim për të paktën 6 ngjarje të rënda kriminale, katër prej të cilave vrasje dhe dy përplasjeve me Policinë në dy episode të tjera. Ndonëse asnjëherë nuk u provua dot fajësia, emri i Muçës kurrë nuk u përjashtua nga dyshimet hetimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco