FOTO/ Aksidentohet në Bullgari autobusi me 29 shqiptarë të Kosovës

FOTO/ Aksidentohet në Bullgari autobusi me 29 shqiptarë të Kosovës

13:33, 18/01/2022
A+ Aa A-

Një tjetër autobusë me 29 pasagjerë nga Kosova, 6 prej të cilëve fëmijë është aksidentuar në Bullgari.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Kyustendilit, raporton portali Struma.

Sipas meidave, aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:30, kur autobusi me pasagjerë nga Kosova e ka goditur një kamion të ndaluar që transportonte dru.

Drejtuesi i kamionit raportohet se po përpiqej t’u tregonte të tjerëve në trafik se një pemë kishte rënë në rrugë. Autobusi e goditi kamionin dhe ai doli nga rruga.

Shoferi i autobusit ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore Qendrore në Kyustendil për ekzaminime dhe ndihmë.

Vendi i ngjarjes është ekzaminuar nga Policia, ndërkohë që për aksidentin ka nisur procedimi paraprak dhe është njoftuar prokurori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco