Shqiptari në Itali kishte kthyer apartamentin në laborator droge, si u kap nga policia

Shqiptari në Itali kishte kthyer apartamentin në laborator droge, si u kap nga policia

20:46, 16/01/2022
A+ Aa A-

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

Ai ishte mbajtur nën vëzhgim prej disa kohësh dhe është ndaluar përpara një dyqani të tulipanëve në Via Carducci. Trafikanti jetonte në zonën ku dhe është ndaluar.

Mediat italiane shkruajnë se i arrestuari kishte krijuar sistem të komunikimit me trafikantët e drogës.

Agjentët e policisë të vendosur në disa pika të ndryshme e vëzhguan shqiptarin duke çmontuar skemën e tij.

Pas hetimeve dhe zbulimit të saktë të adresës së tij ata u vunë në lëvizje për ta prangosur. Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti 20 gramë kokainë në disa doza të paketuara, 30 gramë marjiuanë dhe më shumë se 4000 euro cash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco