Motomjeti aksidenton biçiklistin, jashtë rrezikut për jetën

Motomjeti aksidenton biçiklistin, jashtë rrezikut për jetën

20:43, 14/01/2022
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit njofton se një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në qytet.

Sipas policisë, një motomjet ka aksidentuar një biçiklist, që është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 14.01.2022, rreth orës 19: 20, në lagjen Emin Matraxhiu, motomjeti me drejtues shtetasen I. E., 32 vjeçe, ka aksidentuar biçikletistin, shtetasin K. S., 33 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi  K. S., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco