Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Rriten infektimet nga koronavirusi, 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Rriten infektimet nga koronavirusi, 2 humbje jete në 24 orët e fundit

17:12, 03/01/2022
A+ Aa A-

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në 24 orët e fundit. 

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2487 testime të kryera, kanë rezultuar të prekur nga COVID, 335 qytetarë (179 ishte numri i të infektuarve një ditë më parë).  

Dy qytetarë kanë ndërruar jetë, një 69-vjeçar nga Kamza dhe një 86-vjeçar nga Tirana. 

Situata

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2,487 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 335 qytetarë, në këto bashki: 182 në Tiranë, 24 në Durrës, 15 në Sarandë, 14 në Kuçovë, 12 në Lezhë, 10 në Fier, Lushnje, Berat,  9 në Shkodër, 6 në Vlorë, 4 në Rroskovec, Himarë, 3 në Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Pogradec, 2 në Dibër, Këlcyrë, Gramsh, 1 në Vau i Dejës, Kukës, Has, Vorë, Rrogozhinë, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Dropull, Memaliaj, Librazhd. 

Janë 6,601 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.  

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 110 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Kamza 69 vjeç, një qytetar nga Tirana 86 vjeç.

Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,397 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (03 Janar 2022) 
Raste të reja ditore         335
Të shëruar në 24 orë       115
Të shtruar në spitale       110
Humbje jete në 24 orë    2
Testime ditore                 2,487 

Testime totale              1,489,836
Raste pozitive                 211,220
Raste të shëruara           201,397
Raste Aktive                        6,601
Humbje jete                         3,222 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë           3098
Fier                 657
Durrës             616
Shkodër          440
Elbasan           406
Vlorë                394
Berat               269
Lezhë              200
Gjirokastër     198
Korçë               151
Dibër                103
Kukës               69

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco