Fier, festuesit me fishekzjarre, të rrethuar nga policët dhe zjarrfikësit

Fier, festuesit me fishekzjarre, të rrethuar nga policët dhe zjarrfikësit

10:54, 01/01/2022
A+ Aa A-

Ndërrimi i viteve është festuar edhe në qytetin e Fierit. Qindra qytetarë mbushen sheshin qendror të Fierit dhe kur ora shënoi 00:00, qielli i qytetit u ndez nga fishekzjarret.

Bashkia nuk kish organizuar asnjë aktivitet për shkak të pandemisë, por qytetarët në mënyrë individuale hodhën fishekzjarre jo vetëm nga qendra e qytetit, por nga të gjitha anët e tij.

Në gatishmeri  në sheshin e qytetit kanë qenë zjarrfikset dhe ambulanca për t’iu përgjigjur ndonjë ngjarjeje të padëshirueshme, sikundër patrulla policore me automjete apo në këmbë përgjatë gjithë orëve të natës për të shmangur ndonjë incident.

Në maternitetin e qytetit, fëmija i parë që ka lindur ka qenë  mashkull, ndërkohë që në urgjencën e spitalit rajonal nuk ka pasur fluks si vite më parë për shkak të tejngopjeve apo alkoolit të përdorur si vitin e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco