Lajmi i fundit

Berisha: Të shtunën në orën 11:00 mbahet Foltorja e Mirditës

Rënie masive të dheut në disa akse në Elbasan, ndërpritet energjia elektrike në bashkinë Gramsh

Rënie masive të dheut në disa akse në Elbasan, ndërpritet energjia elektrike në bashkinë Gramsh

08:55, 30/11/2021
A+ Aa A-

Situata në Qarkun e Elbasanit për shkak të reshjeve gjatë këtyre ditëve:

Gjatë gjithë ditës në qarkun Elbasan kemi pasur reshje të shumta shiu, gjë që ka sjellë prani të inerteve, gurëve e aluvioneve në akset nacionale e ato rurale në të gjithë qarkun.

Akset nacionale
Elbasan-Qafë Thanë tek kthesat e Murrashit,

Cërrik-Gramsh-Moglicë në gjithë gjatësinë
Elbasan-Gjinar.

Më problematike ka qenë situata në aksin nacional Librazhd -Zgosht ku ka pasur rënie të një masivi dheu. Në asnjë moment nuk është ndërprerë qarkullimi i mjeteve, dhe firmat kontraktuese kanë qenë gjatë gjithë kohës në terren.

Gjithashtu janë shkaktuar disa problematika në Bashkinë Elbasan si në Nj.A Shushice ku Kolektori i ujrave të larta ka sjellë prurje të ngurta dhe ka dëmtuar argjinaturën e kanalit duke dalë në dy anët e duke shkaktuar përmbytje të tokave aty pranë.

Është ndërhyrë nga Ashp e bashkisë për riparimin e argjinaturës e për të eleminuar rrezikun e përmbytjes së banesave.
Në fshatin Mlizë diga e rezervuarit Mlizë u rrezikua nga prurjet e shumta, u morën masa të menjëhershme me uljen e shkarkuesit dhe uljen e nivelit të ujit rreziku u kalua.

Në Fshatin Muriqan lumi Shkumbin pengon kullimin e ujrave për shkak të nivelit të lartë dhe kemi disa përmbytje të vogla prej 1 ha.
Përsa i përket furnizimit me energji elektrike kemi pasur ndërprerje të vazhdueshme në disa zona.

Në bashkinë Gramsh për shkak të transformatorit të tensionit të lartë në Shtërmen ka pasur ndërprerje të energjisë gjatë gjithë ditës.
Defekti është eleminuar në orën 18.30
Po punohet aktualisht për riparimin e linjave të furnizimit në Nj.A Gracen e Xibrake të bashkisë Elbasan.

Aktualisht NJ.A Orenje, Lunik janë pa energji elektrike si dhe Fidri i Shpatit në Elbasan.
Të gjitha bashkitë e tjera janë në rregull.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco