Të paktën 14 anëtar të tre familjeve në fshatin Shtyllë të Korçës mbetën pa strehë, pasi shtëpitë e tyre u shkrumbuan nga zjarri, i shkaktuar nga oxhaku i njërës prej banesave. Familjet kërkojnë strehim nga shteti, por bashkia thotë se do t`i ndihmojë vetëm me ushqime.
Nga SYRI TV
14 anëtar të tre familjeve në fshatin Shtyllë të Korçës mbetën në qiell të hapur, pasi 3 banesa u dogjën plotësisht mbrëmjen e së dielës.
Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga oxhaku i njërës prej banesave, të cilat ndodheshin në një godinë dy katëshe.
Banorët kërkojnë ndihmë nga shteti për t`u krijuar kushte për strehim, pasi ndodhen në qiell të hapur, ndërkohë që fshati është mbuluar nga dëbora.
Por administratori i njësisë administrative, Altin Prifti, shprehet se bashkia i kanë dhënë urdhër vetëm për të ndihmuar familjet me ndihma ushqimore dhe veshmbathje, ndërkohë që nuk dihet se çfarë do të bëhet me strehimin e 3 familjeve.
Fatmirësisht, nga zjarri nuk pati të lënduar në njerëz, pasi familjet arritën të dilnin në kohë nga banesat e tyre, por zjarri u shkrumboi gjithçka duke lënë 14 persona të pa strehë.
© SYRI.net