VIDEO/ Gjendet makina e djegur, u përdor në atentatin ndaj ish-policit...

VIDEO/ Gjendet makina e djegur, u përdor në atentatin ndaj ish-policit...

09:19, 01/11/2021
A+ Aa A-

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri rreth orës 07:23 në një nga rrugët kryesore të qytetit të Laçit, pranë biznesit të tij. 

Sipas Policisë së Shtetit, viktima është Xhelal Reçi 60 vjeç, ish-oficer policie, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Ndërkohë në afërsi të lumit është gjetur dhe një makinë e djegur që mendohet se ka lidhje me ngjarjen. Makina është tip “Toyota” dhe dyshohet të jetë e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli. Në ndihmë kanë shkuar grupe të FNSH-së.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në qytetin e Laçit,  në Milot, Kurbin është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve.

Vijon puna intensive për fiksimin e çdo provë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco