Vrasja në Laç, gjendet një makinë e djegur. Ja çfarë thotë policia

Vrasja në Laç, gjendet një makinë e djegur. Ja çfarë thotë policia

08:44, 01/11/2021
A+ Aa A-

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri rreth orës 07:23 në një nga rrugët kryesore të qytetit të Laçit, pranë biznesit të tij.

Sipas Policisë së Shtetit viktima është Xhelal Reçi 60 vjeç, ish-oficer policie, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Ndërkohë në afërsi të lumit është gjetur dhe një makinë e djegur që mendohet se ka lidhje me ngjarjen.

Makinë eshte tip “Toyota”, e cila dyshohet të jetë e autorëve.

hërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli. Në ndihmë kanë shkuar grupe të FNSH-së.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në qytetin e Laçit,  në Milot, Kurbin është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve.

Vijon puna intensive për fiksimin e çdo provë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco