VIDEO/ Vetëm pas publikimit të pamjeve nga Berisha, policia pranoi atentatin ndaj familjes Reçi

VIDEO/ Vetëm pas publikimit të pamjeve nga Berisha, policia pranoi atentatin ndaj familjes Reçi

08:22, 01/11/2021
A+ Aa A-

Më 12 shtator 2020, Policia e Shtetit reagoi për atentatin ndaj një makine në Lezhë vetëm pasi ish-kryeministri Sali Berisha publikoi pamjet duke thënë se nuk i është ofruar asnjë ndihmë nga shteti. Atentati iu bë pikërisht djalit të 60-vjeçarit Xhelal Reçi, që e ekzekutua mëngjesin e sotëm përpara Pallatit të Kulturës në Laç.

Vrasja e sotme ishte paraprirë nga një tentativë për vrasjen e Besnik Reçit më 15 gusht 2020, kur ai po udhëtonte me bashkëshorten dhe 2 djemtë e mitur dhe u përball me motocikletën që qëlloi drejt tyre.

ÇFARE NJOFTOI DHE PARALAJMEROI NJE VIT ME PARE, ISH-KRYEMINISTRI SALI BERISHA 

"I bëjnë atentat! Akuzon narkopolicinë për indiferencë të plotë! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb"

"Përshëndetje dr!

Kam një video të një atentati që më ka ndodhur me 15 gusht 2020, kam qenë me bashkëshorten dhe me dy fëmijët, më ka vazhduar për nga kryqëzimi i Shëngjinit e deri ne Bushat të Shkodres dhe kam kaluar tre postoblloqe pòlicie dhe s’kanë reaguar fare.

I kam me video dhe tu me shiku pòlicia dhe ka njoftu nusja ne tel, ka vazhdu ndjekja 20 minuta. Të lutem më ndihmo t’i publikoj. T’i kam çuar video dhe ne fejsbuk. Kjo është video e dytë shikoje C klasi gri dhe motorri pas dhe pòlici i qarkullimit qe kap gjoja radion.

Me kanë shiku pòlicët, ka marrë dhe nusja për 20 minuta komisariatin e Lezhës dhe njerëzit e mi në tel kanë njoftu komisariatin e Laçit po asnjë gjë veç kur kam ikë vetë në komisariatin e Shkodrës se deri në Bushat të Shkodrës me ka ndjekë motorri duke me gju.ajtur pastaj janë tërheqë dhe kanë kthyer átentatorët mbrapsht për Lezhë."

Njoftimi i Policisë

Më datë 16.08.2020 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë dhe punohet për identifikimin dhe kapjen a autorëve, sepse më datë 15.08.2020, ora 19:30, në lagjen ‘’Xhenjo’’Lezhë, në rrugën Lezhë-Shëngjin, dy persona të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një motorçikletë dhe skafanda në kokë, kanë qëlluar më armë zjarri pistoletë 3 herë, në drejtim të automjetit tip Mercedes Benz C Class me ngjyrë gri me targa AA 811 AB, me të cilin po lëvizte shtetasi Besnik Xhelal Reçi, i datëlindjes 31.08.1985, banues në Gjorme Kurbin, sëbashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe 2 djemtë e mitur. Në cilesinë e provës materiale u bllokua një gëzhojë me përmasa 9x19mm dhe një kapsollë detonatore e pa gropëzuar si dhe një fishek i pa gropëzuar. Nenet 76, 22, dhe 278 të K.Penal

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 01/11/2021 10:06

Qeveri e deshtuar totalisht.Mjere ky popull.Kjo qeveri po e shuan Shqiperine

Shto koment

Denonco