Ekzekutimi i ish-policit në Laç: FNSH nis krehjen e zonës, gjendet një makinë e djegur afër lumit

Ekzekutimi i ish-policit në Laç: FNSH nis krehjen e zonës, gjendet një makinë e djegur afër lumit

08:07, 01/11/2021
A+ Aa A-

60-vjeçari Xhelal Reçi, që e vranë mëngjesin e sotëm përpara Pallatit të Kulturës në Laç, është biznesmen. Sipas burimeve, ai është ekzekutuar pranë bizneseve të tij, një butik dhe një bar kafe në Laç.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolli, ndërkohë që ka gjetur afër lumit një makinë të djegur që dyshohet se është e autorëve.

Policia ëhstë mbështetur nga FNSH dhe një grup hetimor është ngritur për kapjen e autorëve dhe zbulimin e rrethanave dhe shkakut të vrasjes së 60-vjeçarit.

Njoftimi zyrtar: Rreth orës 07:23 ,në afersi të një banke, në qytet Laç, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Xh.R.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pis01/11/2021 08:35

Edhe polic edhe biznesmen, sikur nuk me shkon!! Nejse, ngushellime familjes

Shto koment

Denonco