Shkatërrohet grupi i kokainës, 7 shqiptarë në pranga

Shkatërrohet grupi i kokainës, 7 shqiptarë në pranga

13:57, 26/10/2021
A+ Aa A-

Shtatë persona të arrestuar, prej të cilëve pesë në qeli e dy në shtëpi, të gjithë me origjinë nga Kosova e Shqipëria, midis 20 e 37 vjeç, me precedentë në transportin, blerjen e shitjen e kokainës.

Ky ishte rezultati i një operacioni të policisë së L’Aquilas, me ndihmën e njësive të tjera ligjzbatuese. Xhiroja e trafikut të drogës ka qenë miliona euro, të cilat investoheshin në aktivitete biznesi në L’Aquila apo vendet e origjinës të të arrestuarve, shpjegon për median drejtuesi i grupit të gatshëm të Kuesturës, Danilo Di Laura.

Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë të ditur.

Operacioni me emrin e koduar ‘Magnetic box’-për shkak se trafikuesit përdornin magnete në qeset e kokainës për t’i fshehur në pjesë të ndryshme të makinave-ka nisur që më 2018, pas sekuestrimit të 1 kilogramë kokainë një personi nga L’Aquila, në atë kohë anëtar i grupit.

Kokaina shpërndahej në parqe dhe pranë aktiviteteve të mëdha komerciale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco