Vrau burrin në tregun e Milotit,  35 - vjeçarja dënohet me 9 vite burg

Vrau burrin në tregun e Milotit, 35 - vjeçarja dënohet me 9 vite burg

13:40, 26/10/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit të Tiranës, ka dënuar me 9 vite burg 35 vjeçaren Violeta Donaj e cila në vitin 2018 vrau burrin e saj në tregun e Milotit.

Violeta Donaj qëlloi me 4 plumba bashkëshortin e saj Kujtim Donaj, 42 vjeç duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 17 qershor të vitit 2018 rreth orës 07:00 në tregun e Milotit, pasi çifti me banim në Rrëshen ishin tregtarë në këtë zonë.

Fillimisht çifti i bashkëshortëve kanë debatuar dhe më pas 35-vjeçarja ka qëlluar ndaj burrit të saj me të cilin kishte dy fëmijë, duke e lënë të vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco