EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për ‘trafik droge’, arrestohet 43 vjeçari

EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për ‘trafik droge’, arrestohet 43 vjeçari

13:16, 26/10/2021
A+ Aa A-

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 43-vjeçari i dënuar për veprën penale “Trafik i drogës”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë të shtetasit Fredi Rrushi, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Genovas, Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombetar, për veprën penale “Trafik i drogës”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco