Detaje të reja nga vrasja në Vlorë/ Aksidenti në Greqi ku vdiq djali i xhaxhait, Genc Kureta ishte me të...

Detaje të reja nga vrasja në Vlorë/ Aksidenti në Greqi ku vdiq djali i xhaxhait, Genc Kureta ishte me të...

12:20, 26/10/2021
A+ Aa A-

Një aksident rrugor i disa viteve më parë në të cilin Jorgji Koreta humbi të birin dyshohet të ketë krisur marrëdhëniet e tij me të nipin Genci.

Ky i fundit mësohet se ka qenë me të në automjet. Ngjarja ka ndodhur në Greqi, ku ata punonin. Prej asaj kohe mësohet se Genci nuk kishte emigruar më drejt vendit fqinj.

Mësohet se si xhaxhai edhe bashkëshortja e tij herë pas herë e bënin përgjegjës Gencin për humbjen e të birit.

Ndërkohë vetë banorët dhe të afërmit thonë se ishin njerëz shumë të mirë dhe u erdhi e papritur ngjarja, shkruan Ora.

"I ati më tha janë vrarë në orën 3. Kur shkuam në 6 i gjetëm të shtrirë. Xhaxhai i tij me kryeplakun lajmëruan. Nuk dimë që ka pasur konflikt apo ngatërresë. Ka qenë djalë i qetë dhe i urtë. Edhe Jorgjit i vdiq i biri në Greqi, iku me zemër të djegur. Nuk kemi patur kurrë ngjarje të tillë."

"E ëma thotë se e prisja për të ngrenë në 5 të darkës.  Këtij xhaxhait i ka vdekur djali i ri, ka 10 vjet. Nga puna e djalit të xhaxhait nuk shkoi më në Greqi, nuk shkoj më thoshte. Javë për javë në varreza e shikonim."

"Asnjë problem, djali ishte shumë i qetë. Po na vjen habi nga ndodhi kjo."

"Djali ka qenë i përsosur. Ata që e morën me vete, ata e dinë."

"Vëllezërit ja mbollën ullinjtë, ky vinte dhe i punonte i merrte. Ata e dinë."

Vrasja e dyfishtë që tronditi fshatin Mekat në Vlorë ndodhi mbrëmjen e të hënës, 25 tetor.

Genci Koreta vrau me armë gjahu xhaxhain Jorgji dhe më pas edhe veten.

Ngjarja ndodhi në ullishten ku po punonin së bashku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco