FIER/ Arrestohen dy vëllezër për dhunë në familje, procedohet noterja që falsifikoi firmat

FIER/ Arrestohen dy vëllezër për dhunë në familje, procedohet noterja që falsifikoi firmat

10:01, 26/10/2021
A+ Aa A-

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Fierit pasi kanë dhunuar djalin e xhaxhait të tyre.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 29 vjeç dhe R. M., 26 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të xhaxhait të tyre, shtetasit R. M., 28 vjeç".

Po kështu filloi procedimi penal për shtetasen M. D., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë notere pranë Dhomës së Noterëve Tiranë,  pasi dyshohet se ka falsifikuar në kontratën e kredisë, shkrimin dhe nënshkrimin e shtetasve  A. A., 56 vjeç dhe D. A., 24 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco