Aksident në Tepelenë-Gjirokastër/ Makina del nga rruga, 3 persona të plagosur

Aksident në Tepelenë-Gjirokastër/ Makina del nga rruga, 3 persona të plagosur

17:45, 23/10/2021
A+ Aa A-

Ditën e sotme në aksin Tepelenë-Gjirokastër është regjistruar një aksident i rëndë, ku makina ka dalë nga rruga dhe si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona të cilët ndodheshin në mjet.

Sipas raportimeve për mediat, makina tip “FORD Focus” ka qenë me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin tek ngushtica në afërsi te kthesës për në fshatin Hormove.

Per fat mjeti ka rene ne një zone te kontrolluar gati 3 metra duke shmangur rënien ne lume.

Te lënduarit janë dërguar me urgjence për ne Spitalin e Gjirokastrës pasi kanë dëmtime dhe shembje ne gjymtyre dhe koke.

Grupi hetimor konstaton paraprakisht se shkaku i aksidentit është bërë lagështira në rrugë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco