Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Vdekja e 4 turistëve rusë/ Zbardhen dëshmitë e punonjësve të hotelit

Vdekja e 4 turistëve rusë/ Zbardhen dëshmitë e punonjësve të hotelit

09:42, 18/10/2021
A+ Aa A-

Katër anëtarët e një familjeje nga Moska që humbën jetën mbrëmjen e së premtes në një hotel në Qerret të Kavajës kishin porositur pije vetëm një orë para se të gjendeshin të pajetë në zonën e SPA-së. Një dëshmi e rëndësishme për grupin hetimor është ajo e punonjësit të pishinës, i cili ka deklaruar se e kishte pastruar të premten në mëngjes.

Në dëshminë e tij, ky punonjës ka treguar se turistët rusë kishin kontaktuar hotelin dhe kishin kërkuar që të bëhej gati zona e SPA-së, pasi kishin nevojë për t’u relaksuar, duke qenë se kishin udhëtuar përgjatë gjithë ditës së premte. Ata kishin qëndruar disa orë në Maqedoninë e Veriut, më pas janë kthyer dhe kanë ndaluar për pak kohë në Librazhd dhe në fund kanë mbërritur në hotelin që kishin rezervuar, në Qerret të Kavajës, shkruan Panorama.

Punonjësi i pishinës, ka deklaruar se pishina ka qëndruar e mbyllur për afro një javë. Një natë më parë turistët kanë kontaktuar hotelin dhe kanë kërkuar që të bëhej gati zona e SPA-së. Ai thotë se në orët e para të mëngjesit të së premtes e ka larë pishinën, ka zbrazur gjithë ujin, e ka larë me furçë, ka përdorur klorin për ta dezinfektuar dhe e ka bërë gati, që ta përdornin turistët.

Mësohet se ka qenë një prej recepsionistëve të hotelit ai që u bë dëshmitari i parë i skenës tronditëse dhe gjeti të pajetë turistët rusë. Në dëshminë e tij, recepsionisti ka thënë para hetuesve se ka qenë ora rreth 22:30 kur ai ka shkuar në zonën e saunës, ku ishin 2 çiftet, ndërsa i ka thirrur disa herë për t’i njoftuar se pijet dhe frutat iu kishin shkuar në dhomë. “Iu thirra disa herë se pijet dhe frutat ishin gati.

Pasi nuk mu përgjigj njeri hyra brenda në sauna dhe i pashë të katërt, nuk mu përgjigjën.

Njëri ishte i shtrirë në shezlong, dy në stol dhe një tjetër ulur me këmbët në pishinë. Ishin të asfiksuar”, mësohet të jetë shprehur punonjësi i hotelit. Nga hetimet paraprake dyshohet se 4 turistët janë asfiksuar, ndërkohë që pritet të zbardhen të tjera detaje rreth ngjarjes.

Gjithashtu, Policia po vijon hetimet mbi një pistë tjetër në atë të sigurisë së sistemit të ajrimit nëse ka pasur një defekt. Policia ka shoqëruar stafin e hotelit në Komisariat për të dhënë deklaratat e tyre lidhur me ngjarjen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco