Arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, iu gjetën 60 mijë € dhe prova për falsifikimin e pronave

Arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, iu gjetën 60 mijë € dhe prova për falsifikimin e pronave

20:41, 17/10/2021
A+ Aa A-

Është arrestuar ditën e sotme ish-kreu i kadastrës së Vlorës Klodian Troci. Troci akuzohet se është pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi.

Më herët gjykata e Vlorës vendosi izolimin në burg për ish-kreun e kadastrës Klodian Troci, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim. Ndërkohë ky i fundit ishte në arrati. 

Gjatë kontrollit të banesës së Trocit janë gjetur e sekuestruar prova të shumta materiale, si dhe një shumë prej 60.000 euro.

Po ashtu, edhe Bardhyl Gjika, ish-drejtori i drejtorisë së Administrimit të Tokës në Vlorë, i arrestuar për tjetërsim pronash në bregdet do të qëndrojë në qeli deri në fund të hetimit.

Gjykata e Vlorës, caktoi Masën e Sigurisë “arrest me burg” për zyrtarin e Këshillit të Qarkut, ndërsa nxori nga burgu me detyrim paraqitje vartësin e tij Kreshnik Mino, po ashtu i dyshuar si I përfshirë në falsifikim dokumentesh.

Me masën arrest me burg do të hetohet edhe 51 vjeçari Spiro Duni, i cili dyshohet se është përfitues i abuzimit dhe tjetërsimit të një trualli në Dhërmi.

Masa atij iu komunikua në Spitalin e Vlorës ku ai ndodhet për shkak të problemeve shëndetësore që ka shfaqur pasi u vu në pranga bashkë me dy zyrtarët e Administrimit të Tokës në Vlorë. 

Bardhyl Gjika, Kreshnik Mino dhe Spiro Duni akuzohen se kanë falsifikuan dokumentet e pronave në Dhërmi, përmes të cilave 51 vjeçari banues në Himarë ka përfituar një Truall.

Por procedura ishte denoncuar dhe prokuroria në kuadër të verifikimit kishte kërkuar dosjen origjinale në Zyrat e Këshillit të Qarkut.

Në këtë situatë dy zyrtarët dhe përfituesi i falsifikimit, besohet organizuan vjedhjen dy dosjeve mbrëmjen e 12 tetorit nga zyrat e këshillit të Qarkut.

Këto dokumente janë origjinale vetëm në këtë zyrë dhe nuk janë administruar nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe besohet se ato u zhdukën për të fshehur gjurmët e falsifikimit dhe tjetërsimit të pronës në bregdet.

Por policia dhe prokuroria e Vlorës ende nuk kanë arritur në përfundimin se kush ishte personi që vodhi dokumentet nga zyrat e Administrimit të Tokës pranë Këshillit të Qarkut Vlorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco