U qëllua me armë te 'Komuna e Parisit', 22-vjeçari njihej si problematik

U qëllua me armë te 'Komuna e Parisit', 22-vjeçari njihej si problematik

10:31, 13/10/2021
A+ Aa A-

Një person u plagos mbrëmjen e djeshme me armë zjarri te zona e Komunës së Parisit në Tiranë.

Redi Balla 22-vjeç u gjet nga policia me një plagë në këmbë, por nuk pranoi që të jepte shumë detaje në lidhje me rrethanat. I riu nuk ka dhënë dëshmi të plotë. Ai është shprehur se “nuk e pashë kush më qëlloi”.

“Isha në kafe, do të shkoja në shtëpi. Kisha parkuar aty, sa vajta te makina më qëlluan në këmbë, nuk jam banor i asaj zone”, ka thënë më tej ai.

Por një gjë e tillë nuk e ka bindur grupin hetimor që pritet që ta marrin sërish në pyetje të plagosurin që ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

22-vjeçari është i skeduar si tip problematik, pasi ka qenë më parë disa herë i shoqëruar për konflikte që kanë përfunduar në dhunë.

Përpos tij, grupi hetimor ka marrë edhe dëshmitë e disa prej banorëve të zonës, por edhe pamjet nga disa kamera sigurie për të shkuar në gjurmët e autorit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco