VIDEO/ Vidhet zyra e administrimit të tokës në Vlorë, drejtori: Hajduti hyri nga dritarja dhe doli…

VIDEO/ Vidhet zyra e administrimit të tokës në Vlorë, drejtori: Hajduti hyri nga dritarja dhe doli…

10:49, 12/10/2021
A+ Aa A-

Një vjedhje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pak para mesnate në zyrat e Administrimit të Tokës në Vlorë e vendosur në pallatin e Kulturës.

Policia bën me dije se një person i paidentifikuar ka vjedhur me thyerje disa dokumente. Tashmë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Bardhi Gjika, drejtori i kësaj zyre tregon se hajduti është futur nga dera dritarja e zyrës së zëdhënësit dhe ka dalë nga dera kryesore. Ai thotë se sinjali për këtë vjedhje është dhënë nga roja e godinës.

Tashmë ka nisur procesi i inventarit për të parë se çfarë ka marrë hajduti që është futur në godinë ndërsa do të këqyren dhe kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e tij.

“Rreth mesnatës jam njoftuar që kanë hapur zyrat. Një person ka ardhur me mjete të forta dhe ka hapur zyrat. Zyrat e pronave. Gjeta policinë dhe rojet. Po bëjmë një inventar për të parë se çfarë mungon. Zyrat e drejtorisë dhe administrimit të mbrojtjes së tokës. Nuk kemi për të thënë vjedhje dosjesh sa të mësojmë.

Nëse ka humbur një dokument. Monitorohet nga kamerat. Roja e ka konstatuar dhe ka njoftuar. Ka hyrë nga dritarja te zyra e zëdhënësit dhe pastaj ka dalë nga dera kryesore”, shprehet Bardhi Gjika. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco