Italiani arrestohet në Gjirokastër për rulotin me qira, prokurori e mbyll në konvikt

Italiani arrestohet në Gjirokastër për rulotin me qira, prokurori e mbyll në konvikt

21:53, 11/10/2021
A+ Aa A-

Emisioni Stop në Tv Klan është ndaluar në rastin e një familje italiane, që ka mbetur e bllokuar në Gjirokastër për shkak të një prokurori, i cili ka lënë në arrest shtëpie kryefamiljarin.

Historia nis me vjehrrën e kryefamiljarit, zonjën Maicol Sacchi, e cila kishte marrë një rulot me qira dhe udhëtonte së bashku me vajzën e saj, dhëndrin dhe 4 fëmijët e mitur të çiftit.

Por pasi kishte kaluar në disa shtete dhe gjithçka ishte në rregull, ruloti ndalohet në Shqipëri me dyshimin se mjeti i marrë me qira mund të shitej në vendin tonë. Absurdi qëndron se pas këtyre dyshimeve nuk u arrestua zonja që kishte marrë me qira rulotin dhe drejtonte këtë mjet, por dhëndri i saj i cili nuk ka asnjë dokumentacion që e lidh me mjetin, madje nuk ka as patentë.

Chiara Sacchi, bashkëshortja e të arrestuarit, tregon për “Stop” se ka mbetur për më shumë se një muaj në mes të katër rrugëve me katër fëmijët e saj dhe nuk e kupton përse prokurori i Gjirokastrës quajtur Emëror Kasaj i ka arrestuar burrin.

Chiara Sacchi: Jemi duke udhëtuar drejt Tunizisë, me 14 Shtator arrestojnë tim shoq, për trafik makinash, në të vërtetë për një makinë, që as nuk është në emër të tij. E kishim marrë thjesht me qira. Prokurori Emëror vendosi që të burgosë tim shoq. Kam ndejtur 20 ditë në mes të rrugëve, në një hotel me 4 fëmijë. Sapo arrijmë që ta kthejmë në arrest shtëpie, gjërat ngatërrohen më keq, sepse çdo kërkesë që i bëjmë gjykatës për të lëvizur nga një shtëpi tek një tjetër, prokurori Kasaj futet gjithmonë në mes. Kemi patur këto probleme, nuk na dëgjon njeri, çdo gjë që mundohemi të bëjmë, prokurori Kasaj futet në mes. Kam 4 fëmijë, të cilët duhet t’i ushqej, nuk po mundem të arrij në vendin tim të punës, sepse më kanë bllokuar këtu me masën e arrestit të shtëpisë të bashkëshortit tim, pyes veten: Çfarë do bëj unë këtu? Çfarë do të bëj unë në Shqipëri? Fëmijët e mi duhet të fillojnë shkollën, duhet të shkoj në punë! Cfarë duhet të bëjmë ne këtu, në mes të rrugës pa familjen, pa punë, me 4 fëmijë, pa shkollë, pa asgjë?! I kam mbaruar të gjitha lekët. Cfarë duhet të bëj? Duhet të punoj! Duhet t’i çoj fëmijët e mi në shkollë dhe të bëjnë jetën, që kanë bërë gjithmonë!

Në seancën gjyqsore të mbajtur në Gjirokastër, vetë prokurori Kasaj pohon se rulotin e ka marrë me qira vjehrra e Maicol Sacchi. Avokati i familjes italiane, Arben Llangozi, tregon shkeljet në proces dhe thotë se ka mundur ta kalojë italianin nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Avokati Arben Llangozi: Pronari i kamperit ka ardhur në Republikën e Shqipërisë dhe deklaron që nuk e njeh fare shtetasin Marco Sacchi, por njeh një shtetase tjetër e cila ka marrë dhe e ka futur dhe në Republikën e Shqipërisë këtë mjet. Prokurori çuditërisht ka vijuar hetimet kundër shtetasit që unë përfaqësoj dhe nuk është marrë fare me personin që ka futur mjetin motorik në Republikën e Shqipërisë.

Masa e arrestit të shtëpisë u ekzekutua nga prokurori Kasaj në ambientet e konviktit të djemve në Gjirokastër, duke i lënë tre policë tek dera dhe duke e kycur derën me celës.

Marco Sacchi: Fëmijët e mi kanë vuajtur, gruaja ime ka vuajtur, familja ime ka vuajtur dhe nuk ka asnjë shpjegim për këtë histori, por do kërkojmë sqarime mbi këtë histori, sepse me dokumentat në dorë, me fakte në dorë, nuk kanë asnjë provë, që të bëjnë të mendosh vjedhjen. Cdo gjë është e pa shpjegueshme. Unë nuk kam fjetur për 20 ditë, kam qënë shumë keq, kam tentuar vetëvrasjen në burg dhe çdo gjë, për një histori të sajuar, nuk e di, diçka ka kjo ngjarje, sepse nuk mund të jetë një ngjarje e vërtetë. Jemi me të vërtetë jashtë çdo logjike, jashtë çdo logjike.

Pra, bashkëshorti po qëndron në konviktin e djemve në Gjirokatër ku është mbyllur brenda dhe po ruhet nga punonjësit e policisë, edhe pse atë nuk e lidh asnjë dokumentacion me rulotin e bllokuar, pasi çdo gjë figuron në emër të vjehrrës së tij. E bashkë me italianin, është bllokuar në Gjirokastër edhe bashkëshortja e tij me 4 fëmijët e mitur. /tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku11/10/2021 23:28

Deri në absurd për ti zhvatur paret dynjasë. Cilët hanë ata “turistë” RRK që vijnë për turizëm në Shqipëri? . Ky prokuror duhet arrestuar urgjentisht për pengmarrje . Kush do i paguajë dëmshpërblimet e kësaj familje?

Shto koment

Denonco