Me mjekër dhe besimtar - Kush është klienti i dhunshëm që masakroi kryekamarierin te 'Fish City'

Me mjekër dhe besimtar - Kush është klienti i dhunshëm që masakroi kryekamarierin te 'Fish City'

20:10, 07/10/2021
A+ Aa A-

Erjon Llapushi, një personazh i njohur i botës së krimit, nga Pogradeci, është autori i ngjarjes së rëndë, që i mori jetën kryekamarierit të 'Rozafa Fish City' në periferi të Elbasanit

I riu, një besimtar dhe praktikant mysliman, kishte shkuar si klient në restorantin e njohur të Gjergj Lucës, 'Rozafa Fish City', në dalje të Elbasanit dhe në drejtim të Librazhdit, por 50-vjeçari që ishte në krye të detyrës si shef i kamarierëve, Gazment Kurmaku, e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar. 

Kryekamarieri i ka kërkuar të ngrihej dhe të ulej në një tavolinë tjetër.  

Llapushi e ka refuzuar kërkesën e Kurmakut dhe në debat e sipër e godet atë në bark me një thikë të marrë në tavolinë, ndërsa e ka goditur edhe me sende të forta në kokë. 50-vjeçari mori plagë të rënda dhe pësoi vdekje klinike.

Image

Kamarieri Gazment Kurmaku
 

Ndërsa ndërroi jetë pasditen e sotme në QSUT, ku po mbahej në trajtim intensiv prej 5 ditësh.

Ndërkohë në foton e siguruar nga Syri.net të autorit të ngjarjes, Erjon Llapushit, ky i fundit shkruante në rrjetin e tij social “Facebook” se i përkiste besimit islam. Në profil ai shkruante: “O Allah ma mer jeten si Besimtar Musliman”.

Image

Autori Erjon Llapushi

Image

Erjon Llapushi është personazh i njohur për policinë. Ai është arrestuar disa herë dhe i dënuar me burg për ushtrim dhune, gjobëvënie dhe trafik droge.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Me mjekerr pa mjekerr07/10/2021 21:11

Po perse duhet ta theksoni me mjekerr dhe besimit Islam. Po sa te krishtere ka kriminele te pashpirt. Jeni punetor me meditje kunder Islamit dhe pro sodomise, pedofilise dhe shperberjes se familjes

Me mjekerr pa mjekerr07/10/2021 21:09

Po perse duhet ta theksoni me mjekerr dhe besimit Islam. Po sa te krishtere ka kriminele te pashpirt. Jeni punetor me meditje kunder Islamit dhe pro sodomise, pedofilise dhe shperberjes se familjes

Betti07/10/2021 20:55

Fusin ku ta kete me gjithe besimin e tij amerikani gruan

Betti07/10/2021 20:51

Fusin ku ta kete me gjithe besimin e tij

Shto koment

Denonco