VIDEO nga SYRI TV/ Shembjet në Jalë, banorët tensione me inspektorët: Banesat po na i shemb Rama

VIDEO nga SYRI TV/ Shembjet në Jalë, banorët tensione me inspektorët: Banesat po na i shemb Rama

16:39, 05/10/2021
A+ Aa A-

Fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit shembën disa banesa dhe objekte në zonën e Jalës në Himarë. Banorët kundërshtuan me debate aksionin e IKMT, ndërsa akuzuan direkt kryeministrin Edi Rama për prishjen e pronës së tyre. Sipas banorëve, prishja e objekteve është bërë kundër ligjit, pasi prona e tyre mbrohej me vendim gjykate.

Nga SYRI TV

Ky është dëshpërimi i banorëve të Jalës në Himarë, të cilët këtë të martë humbën banesat e tyre, të cilat u shembën nga fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Aksioni për shembjen e disa banesave dhe objekteve në Jalë nisi në orët e para të mëngjesit, duke shembur pronat e disa qytetarëve, mes të cilave edhe shtëpi banimi. Banorët kundërshtuan aksionin e IKMT-s, duke debatuar dhe përplasur me inspektorët.

Sipas pronarëve të objekteve të shembura, aksioni i IKMT është i paligjshëm. Ata shprehen se nuk janë njoftuar për shembjen e pronave të tyre, ndërsa tregojnë se IKMT po shkel vendimet e gjykatave, të cilët ndalojnë prishjen e këtyre objekteve.

Banorët thonë se janë pronarë të ligjshëm të të pronave të tyre prej më shumë se 20 vjetësh, ndërkohë që për prishjen e banesave të tyre kanë akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama.

Nga ana tjetër, banorët akuzojnë dhe policinë e Himarës se nuk ka pranuar kallëzimin e bërë prej tyre kundër inspektorëve të IKMT, me qëllim parandalimin e prishjes së banesave. Ndërkohë, fadromat e IKMT-se kanë dëmtuar edhe objekte të tjera në zonë, të cilat sipas banorëve, tashmë rrezikojnë të bien.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco