Avion droge, mushkonjash apo turistik, policia e MM nuk sqarojnë gjë

Avion droge, mushkonjash apo turistik, policia e MM nuk sqarojnë gjë

12:26, 05/10/2021
A+ Aa A-

Një ditë më parë u njoftua se një avion, nga ata që “hedhin dezinfektues kundër mushkonjave”, u rrëzua në Malësinë e Madhe në një zonë të thellë malore që shquhet gjithashtu edhe për prodhim të barit jeshil që quhet “Kanabis Sativa”.

Askush nuk ka guxuar t’i afrohet objektit derisa ai është zbrazur, edhe nga njerëzit që e drejtonin, por edhe nga ngarkesa e tij. Është dashur rreth 45 minuta që nga momenti i rrëzimit të tij deri në ikjen nga vendi i ngjarjes me fuoristradë e pilotëve dhe mallit që kishin në avion. Dëshmia e bariut të zonës e tregon këtë.

Por një gjë që të bie ne sy është se Policia e Shtetit reagoi për ngjarjen me një deklaratë zyrtare vetëm 24 orë pasi ajo kishte ndodhur. Por ndërkohë që policia nuk tha asgjë, as Ministria e Mbrojtjes, institucion i një vendi anëtar të NATO-s nuk tha gjë për shkeljen e hapësirave territoriale të vendit nga avioni i vogël që ndodh ndonjëherë që të jetë edhe turistik.

Por që në rastet shqiptare kanë qenë gjithmonë transportues thasësh me drogë. Rastet janë të bollshme pas ardhjes në pushtet të Rilindjes.

Por enigmat e një trafiku të kontrolluar prej strukturave shtetërore shtohen edhe më shumë kur lexon deklaratën e Policisë së Shkodrës ku thuhet se nuk ka gjetur asnjë shenjë në avionin e rrëzuar në Kelmend në thellësi të territorit shqiptar. As gjurmë gishtash, as gjurmë thasësh, as gjurmë dezinfektuesi mushkonjash.

Kjo përveç dyshimeve për bashkëpunim me trafikun shton edhe më shumë enigmat se sistemi është kthyer në shtojcë të atyre që të thonë, “stop mos u afro” edhe atëherë kur ka një aksident e mund të ketë dikush nevojë për ndihmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Berti05/10/2021 12:37

Mushkonjat e mamas tuaj pse ka mushkonja pse ku eshte ne lushnje

Shto koment

Denonco