Lajmi i fundit

LIVE/ 'Nënat nuk janë fasoneri' -Takim në PD mbi projektligjin për surrogacinë

Kërkesat/ Aleanca për Teatrin ankesë ndaj SPAK për mosfillimin e hetimeve

Kërkesat/ Aleanca për Teatrin ankesë ndaj SPAK për mosfillimin e hetimeve

15:15, 04/10/2021
A+ Aa A-

Aleanca për Teatrin depozitoi sot në gjykatën e posaçme dy kërkesa ankimore ndaj SPAK për të mbyllur paditë e tyre ndaj ministres së Kulturës Elva Margariti dhe prokurorit Sotir Kllapi.

Avokatja, Adriana Kalaja, tha se vendimi i SPAK është i pabazuar në prova e ligj.

"Ne ketë vendim mosfillimi të marrë nga prokurorja e SPAK e quajmë antiligjor, të pabazuar në prova e ligj për faktin se thuhet se nuk ka asnjë veprim konkret që ministrja Margariti të ketë penguar ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Me këtë argument të paligjshëm të prokuores e kemi argumentuar sepse neni i shpërdorimit të detyrës parashikon qartazi që veprime penale konsiderohen të gjitha ato që kanë të bëjnë me veprimet apo mosveprimet e një zyrtari të caktuar.

Nëse prokurorja e SPAK ka konkluduar që nuk kemi vepruime aktive për pengimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ne i kemi drejtuar një pyetje gjykatës së shkallës së parë ku i themi: Kush janë mosveprimet e kësaj ministreje, e cila nuk ka vënë në lëvizje zbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese? Sipas ligjit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese fillon ekzekutimin nga momenti që hyn në fuqi që lidhet me publikimin  në Fletoren Zyrtare. Ky vendim i SPAK është i cënueshëm, bie totalisht me dispozitat ligjore sepse në një krah SPAK ka pushuar vendimin në lidhje me ministren Margariti, nga krahu tjetër për punonjësit e policisë "Illyrian Guard" ka kaluar kompetencat në prokurorinë e Tiranës".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco