Sasia/ I gjendet kanabis në banesë, arrestohet 36-vjeçari në Malësi të Madhe

Sasia/ I gjendet kanabis në banesë, arrestohet 36-vjeçari në Malësi të Madhe

14:02, 04/10/2021
A+ Aa A-

Sekuestrohen 8 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa në Malësi të Madhe.

Lënda narkotike u gjet në banesën e shtetasit D. J., 36 vjeç, banues ne fshatin Duke, i cili është arrestuar nga policia.

"Në afërsi të banesës së këtij shtetasi  u konstatuan të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 8 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sattiva" njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco