Lajmi i fundit

LIVE/ 'Nënat nuk janë fasoneri' -Takim në PD mbi projektligjin për surrogacinë

Plagosi e të riut në Kavajë, arrestohet autori 36-vjeçar

Plagosi e të riut në Kavajë, arrestohet autori 36-vjeçar

12:25, 04/10/2021
A+ Aa A-

Policia e Kavajës ka arrestuar një 36-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në pranga ka rënë shtetasi E. C pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, i ka vendosur në mungesë masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur me datë 24 maj 2020, në lagjen Nr.1, Kavajë.

36-vjeçari dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin M. Xh, 30 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco