VIDEO/ Fara po falimenton fermerët e Dimalit: Domatja nuk i reziston kohës për treg

VIDEO/ Fara po falimenton fermerët e Dimalit: Domatja nuk i reziston kohës për treg

15:56, 03/10/2021
A+ Aa A-

Fermerë të zonave të Fierit edhe ata në zonat e Beratit janë ngritur në protestë për dështimin e shitjes së prodhimit të domates gjatë këtij sezoni. Fermerët thonë se fara e domates ka qenë difektoze, duke bërë që prodhimi të mos i rezistojë kohës për treg. Qindra tonaleta domate po kalben, ndërsa fermerët kërkojnë dëmshpërblim nga stheti.

Nga Syri Tv

Kuintalë të tëra me domate po përfundojnë kanaleve në zonën e Suk Strumit apo Arapaj në bashkinë e Roskovecit. Shkaku sipas fermerëve është fara ozgan, e cila në fazën e pjekjes për shkak se nuk duron temperaturën e lartë në sera çahet duke u bërë e pakonsumueshme.

Fermerët shprehen se humbjet për shkak të mos shitjes së prodhimit janë të mëdha, pasi kanë investuar kursimete  fëmijëve që kanë punuar në emigracion.

E njëjta situatë është dhe në Berat, kufara e domates duket se ka dështuar prodhimin e këtij viti. Kultivues të domates në bashkinë e Dimalit, treguan se më shumë se 700 hektarë sera të mbjella me kultivarin e llojit Ozgan Anardi, kanë dështuar në prodhim dhe shitje.

Fermerët tregojnë se shkak i dështimit të prodhimit dhe shitjes është fakti se domatja e këtij varieteti nuk reziston për tu tregtuar.

Ata shprehen se janë qindra tonelata me domate, të cilat nëse nuk shiten brenda ditës, kalben. Për këtë arsye, fermerët e bashkisë Dimal i kërkojnë shtetit ndërhyrje deri në dëmshpërblim, pasi janë të zhytur në kredi e borxhe për të ndërtimin e serave dhe kultivimin e domates.

Zona e Kutallisë është një nga zonat më prodhuese në qarkun e Beratit dhe në të gjithē vendin, ku numërohen rreth 700 ha sera dhe rreth 500 ha tokë bujqësore prodhuese. Kjo zonë prodhon prej më shumë se 30-vitesh domaten e cilësisë së parë, e cila eksportohet në ballkan e më gjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco