Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

E moshuara gjendet e vdekur pranë kazanëve të rakisë, dyshohet se... Spitali i Sarandës

E moshuara gjendet e vdekur pranë kazanëve të rakisë, dyshohet se...

08:53, 01/10/2021
A+ Aa A-

Në morgun e Sarandës është dërguar një grua e moshuar që ka ndërruar jetë 3-4 ditë para se të zbulohej kufoma e saj. Kufoma u dërgua nga Himara.

Burimet për SYRI TV thanë se gruaja e pajetë, e moshuar rreth 75 vjeç, është gjetur pranë kazanëve të rakisë afër shtëpisë.

Dyshohet se ka 3-4 ditë që ka ndërruar jetë, pasi trupi kishte nisur të dekompozohej.

Zonja dyshohet se është nëna e peshëngritësit Pirro Dhima, kampion bote me Greqinë, por kjo mbetet për t'u konfirmuar.

Policia tha se vdekja mund të jetë natyrale. "Më datë 30.09.2021,  në Himarë, është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetasja L. Dh.,  75 vjeçe, dyshohet vdekje natyrale, si pasojë e arrestit kardiak."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco