21-vjeçari që vrau oficerin ende i armatosur, ka qëlluar dy herë në drejtim të helikopterit të policisë

21-vjeçari që vrau oficerin ende i armatosur, ka qëlluar dy herë në drejtim të helikopterit të policisë

14:41, 28/09/2021
A+ Aa A-

Prej më shumë se tre orësh, policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar të vrasjes së efektivit të policisë, Saimir Hoxha.

Burimet bëjnë të ditur se se Aldo Rama 21 vjeç fshihet në zonën e Vainit në Lezhë, pikërisht pranë vendit të ngjarjes.

Blutë kanë lokalizuar vendndodhjen e të riut dhe po punojnë për kapjen e tij.

Ndërkohë sipas burimeve bëhet e ditur se ai është i armatosur dhe gjatë operacionit për kapje ai ka qëlluar dy herë me armë zjarri në drejtim të helikopterit.

Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme (27 shtator) kur policia ishte në kontroll për kultivim të lëndëve narkotike.

Në drejtim të patrullës është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë polici Saimir Hoxha mbeti i vrarë.

Kush jep informacion per arrestimin e tij, policia ka ofruar 20 mije euro.

Për ngjarjen reagoi edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i cili tha se ngjarja është një akti kriminal dhe se dora e zeza që qëlloi mbi policin do të marrë ndëshkimin e merituar sipas ligjit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco