Fshati Zagradec në Devoll pa infrastrukturë e pa ndriçim, Banorët: Është premtuar, asnjë ndërhyrje

Fshati Zagradec në Devoll pa infrastrukturë e pa ndriçim, Banorët: Është premtuar, asnjë ndërhyrje

13:56, 28/09/2021
A+ Aa A-

Fshati Zagradec I cili ndodhet vetëm 10 kilometra larg Devollit duket se eshte lene ne harrese totale. Mungesa e shërbimit mjekësor dhe infrastrukturës rrugore e ka shpopulluar kete fshat qe dikur banonin afro 200 familje ndersa sot s’kan mbetur as 30.

Nga Syri Tv

Fshati Zagradec i bashkisë Devoll prej vitesh është lënë në harresë nga pushteti lokal dhe qëndror.Ky fshat shtrihet në kufi me shtetin grek dhe liqeni tregon kufirin ndarës mes mjerimit të këtij fshati dhe jetesës normale në vendin fqinj. I ndodhur me një distancë rreth 30 km nga qyteti i Korcës dhe 10 km nga qyteti i Blishtit banorët prej më shumë se 10 vitesh vuajne mungesën e investimeve.

Mungesa prej vitesh e vëmendjes së pushetit lokal vihet re edhe në rrugët e fshatit , ne kanalizimet e ujrave të zeza apo edhe në mbeturinat të hedhura në dalje të fshatit ku banorët shpesh herë investojnë imdividualisht pasi bashkia zgjedh të heshtë përpara problematikave të tilla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco