'Trafiku i drogës'/ Gjykata e Lartë vendos në favor të Saimir Tahirit

'Trafiku i drogës'/ Gjykata e Lartë vendos në favor të Saimir Tahirit

13:11, 28/09/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë ka kthyer çështjen e Saimir Tahirit në Apelin e GJKKO. Tashmë Tahiri do të rigjykohet nga Shkalla e Dytë, e cila do të marrë një vendim përfundimtar. Në fakt kjo ishte dhe kërkesa e vetë ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

Gjykata e Lartë vendosi që këtë herë çështjen ta drejtorojë një tjetër trupë gjykuese, duke miratuar kërkesën e avokatit të Tahirit, Maksim Haxhia.

Nga ana tjetër Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtorit të Policisë Vlorë, Jaeld Çela për t’u liruar.

Gjatë seancës së sotme, SPAK kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Apelit dhe rigjykimin e dy ish-zyrtarëve, ndërsa këta të fundit kërkuan pafajësi, ose rikthimin e çështjes në Gjykatën e Apelit dhe rigjykim në Apel.

Kujtojmë se Saimir Tahiri u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda për “shpërdorim detyre” me 3 vite shërbim prove, ndërsa më vonë Apeli i Posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në Shkallën e Parë. Më pas ish-ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Korabi28/09/2021 14:38

Ne emer te ambasadores zonj .Kimete falenderoj drejtsdie e re te pa kapure.E beje ket falenderim pasi ambasadorja eshte zen me punet e PD, dhe sic tha z.Manjani per te mbullur gjygjin e Bashes per lobingun Ruse.

aliu28/09/2021 13:24

Sa fis i madh qenkan keto Rama Gjith si Edi jane ?

Shto koment

Denonco