Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro

‘Tahiri’ mbërrin në Gjykatën e Lartë, nis shqyrtimi i rekursit

‘Tahiri’ mbërrin në Gjykatën e Lartë, nis shqyrtimi i rekursit

09:56, 28/09/2021
A+ Aa A-

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur në Gjykatën e Lartë.

Kjo gjykatë do të nisë shqyrtimin e rekursit për vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-kreun e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Treshja gjykuese do të shqyrtojë dy rekurse, pasi ashtu si të pandehurit, edhe Prokuroria e Posaçme nuk ishte dakord me vendimin e Apelit që ktheu pëe rigjykim çështjen.

Tahiri e Çela kërkuan pafajësi dhe e kërkojnë atë edhe në Gjykatën e Lartë, ndërsa SPAK i qëndron kërkesës së parë për dy ish-zyrtarët e Lartë, atë të dënimit si të përfshirë në grup kriminal që trafikonte dhe kultivonte lëndë narkotike.

Gjykata e Apelit ktheu çështjen në Shkallë të Parë, me argumentet se Prokuroria kishte ngritur akuzë të re për Tahirin dhe Çelën që lidhet me 3 episode kultivimi të kanabisit, por nuk ka kryer hetime për to, ndërsa tjetër shkelje është se nuk janë njoftuar të pandehurit.

Ndërkohë Gjykata e Shkallës së Parë dënoi Tahirin dhe Çelën për akuzën e "Shpërdorimit të detyrës", duke argumentuar se në shpërdorim të detyrës ata kanë lejuar kanabizimin e vendit përghatë viteve 2016-2018, kjo Gjykatë rrëzoi akuzat e rënda të grupit kriminal, kuktivimit dhe trafikut të narkotikëve, për dy ish zyrtarët, ndërsa tashmë çështja mbetet e hapur dhe do të jetë Gjykata e Lartë që do i japë drejtim procesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

romeo28/09/2021 10:35

Tahiri eshte mik i gruas se Sadushit, gjykim i drejte do te jete :)

Shto koment

Denonco