Makina përmbyset në rrugë, plagosen lehtë tre vajza në Burrel

Makina përmbyset në rrugë, plagosen lehtë tre vajza në Burrel

08:50, 28/09/2021
A+ Aa A-

Një aksident u shënua mëngjesin e kësaj të marte në rrugën nacionale Burrel – Skuraj. Një automjet me të cilin udhëtonin 3 vajza u përmbys në rrugë në vendin e quajtur “Ish-pularia”.

Mjeti i cili po udhëtonte drejt Tiranës është perplasur me anën e sipërme të rrugës, ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima. Tre vajzat kanë marrë lëndime jo të rënda dhe u dërguan në spitalin e Burrelit për mjekim.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet që aksidenti të ketë ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga përgjumja e drejtueses së mjetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco