Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ndihmoi 'bosin e kriptomonedhave', arrestohet Edevaldo Haxhiu

Ndihmoi 'bosin e kriptomonedhave', arrestohet Edevaldo Haxhiu

10:01, 23/09/2021
A+ Aa A-

Edevaldo Haxhiu ka përfunduar në prangat e policisë shqiptare, pasi akuzohet se ka ndihmuar në arritjes e bosit turk të kriptomonedhës, Faruk Fatih Ozer, bëjnë të ditur mediat turke.

Në bazë të hetimeve, Edevaldo Haxhiu, kishte ndihmuar Özer të strehohej në Shqipëri. Ai e kishte marrë atë nga aeroporti i Nënë Terezës, e kishte sjellë në hotel dhe e kishte ndihmuar të fshihej. Mediat turke raportua se Haxhiu është arrestuar në orën 00:30 të mesnatës së sotme.

Mediat turke raportojnë se Edevaldo Haxhiu ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij dhe nuk ka folur gjatë seancës së marrjes në pyetje. Ai kishte thënë se nuk e njihte Fatih Ozerin dhe nuk e kishte ndihmuar të arratisej.  Megjithatë, u mësua se policia kishte shumë dëshmi se shtetasi shqiptar E.H. ishte "personi që ndihmoi Fatih Özer të vinte në Shqipëri".

Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia në 20 prill dhe u strehua në Shqipëri. Autoritetet turke nisën një hetim më 22 prill, pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave Thodex dhe se pronari i kompanisë kishte ikur jashtë vendit.

Në këtë kontekst, u vërtetua me dokumente dhe regjistrime zyrtare se i dyshuari, pronari i kompanisë, Faruk Fatih Özer, shkoi jashtë vendit më 20 prill dhe u përcaktua se nuk kishte aktivitet në adresat zyrtare të kompanisë.

TRT Haber fillimisht zbuloi se ndihmësi I tij ishte Altjan Canaj, i cili kishte dëshmuar më pas se nuk e dinte atë si fajtor dhe ai kishte theksuar se kishin ndihmuar Faruk Fatih Özer me Edevaldo Haxhiu, për të cilin ai tha se ishte truri kryesor në arratisje.

Ja njoftimi i policise:

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurma”.

Vihet në pranga 1 shtetas, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mashtrimi kompjuterik”.

Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gjurma”.

Pas një hetimi të nisur në vitin 2021, nga autoritetet ligjzbatuese turke dhe pas veprimeve hetimore të ndërmarra, duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar një procedim penal dhe ka kryer veprime të vazhdueshme dhe të thella në lidhje me verifikimin dhe ndjekjen penale të disa shtetasve, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mashtrimi kompjuterik”.

Pas kryerjes së hetimeve, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, ka ndaluar shtetasin:

E. H., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Situata kriminale e ndjekur nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e një skeme të mashtrimit nëpërmjet krijimit dhe shitjes së monedhave virtuale nëpërmjet platformave të krijuara për këtë qëllim, duke rezultuar në mashtrimin e një numri të madh shtetasish të huaj (deri më tani).

Gjithashtu, nga informacionet e marra, vlera e mashtrimit që shtetasi turk F. O. ka kryer si autori kryesor i kësaj vepre është rreth 2 miliard dollarë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ka dyshime të forta dhe të arsyeshme se shtetasi E. H. ka kryer veprime aktive, me qëllim që të ndihmonte shtetasin turk F. O., për t’iu shmangur organeve ligjzbatuese, duke e transportuar dhe e fshehur atë.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin e personave të tjerë të implikuar në këtë skemë kriminale dhe vendosjen e tyre përpara drejtësisë.

U kryen veprimet procedurale përkatëse dhe materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mashtrimi kompjuterik”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco