VIDEO/ Murosi 7 kg kanabis në dhomën e gjumit, bie në pranga shqiptari, ja si u zbulua droga

VIDEO/ Murosi 7 kg kanabis në dhomën e gjumit, bie në pranga shqiptari, ja si u zbulua droga

17:50, 22/09/2021
A+ Aa A-

Gjatë javës së kaluar, një 29-vjeçar shqiptar u arrestuar në Madonna di Campagna në Itali pasi në shtëpinë e tij iu gjetën 7 kg drogë.

Ndërkohë policia italiane ka publikuar pamjet këtë të mërkurë, nga operacioni brenda shtëpisë së tij.

I riu shqiptar kishte fshehur një sasi kanabisi të paketuar brenda murit të dhomës së gjumit.

Sipas mediave italiane, efektivët e policisë u futën në shtëpinë e të riut ku vunë re në tavolinën e dhomës së ndenjes dhe në kuzhinë materiale që përdoreshin për matjen dhe paketimin e lëndës narkotike.

Nga kontrolli në banesë, në komodinën e dhomës së gjumit gjetën një sasi kokaine si dhe peshore preçize dhe materiale të tjera.

Efektivët vunë re në fundin e murit pas komodinë një të çarë. Ata e hapën murin “e sajuar” me kartonxhez ku gjetën disa pako të tjera me kanabis.

Në total u sekuestruan 636 gramë kokainë dhe 6.36 kg kanabis. Policia vuri në pranga 29-vjeçarin shqiptar nën akuzën e kultivimit dhe shpërndarjes së drogërave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco