VIDEO/ Përdhunimi i 15 vjeçares, prokuroria mbyll hetimet: Kemi prova që kanë…

VIDEO/ Përdhunimi i 15 vjeçares, prokuroria mbyll hetimet: Kemi prova që kanë…

11:47, 20/09/2021
A+ Aa A-

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë personat e arrestuar të cilët në bashkëpunim kanë abuzuar seksualisht dhe kanë shantazhuar një 15-vjeçare. Gjatë hetimeve organi i akuzës ka provuar se 5 burrat kanë abuzuar seksualisht me 15-vjeçaren, ndërsa vetë të akuzuarit e kanë mohuar në vazhdimësi

Syri Tv

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë personat e arrestuar për ngjarjen që tronditi Mirditën, ku në bashkëpunim kanë abuzuar seksualisht dhe kanë shantazhuar një 15-vjeçare.

Ndaj Pesë te arrestuarve, Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi, dhe Adriano Gjikola të cilët vijojnë të jenë me masën e sigurisë “Arrest në burg” është ngritur akuza “Marrëdhënie seksuale me të ose homoseksuale me dhunë me të mitur e kryer në bashkëpunim.

Gjatë hetimeve organi i akuzës ka provuar se 5 të rinjtë kanë abuzuar seksualisht me 15-vjeçaren, ndërsa vetë të akuzuarit e kanë mohuar në vazhdimësi.

Seanca gjyqësore paraprake për kalimin e çështjes për gjykim është vendosur të zhvillohet brenda këtij muaji.

Kujtojmë se ngjarja e rëqndë ndodhi në muajin maj të këtij viti dhe se Përmes videove, fotove dhe mesazheve, 5 personat kanë arritur ta shantazhojnë të miturën dhe të abuzojnë seksualisht me të.

TË ARRESTUARIT

Artan Kaçorri 31 vjeç

Albert Molla 27 vjeç

Ermal Tarazhi 30 vjeç

Nikë Lleshi 44 vjeç

Adriano Gjikola 17 vjeç

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco