Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

VIDEO nga Syri TV/ Të afërmit e çiftit Rrasa: Jetonin në kushte të vështira, nuk kemi dëgjuar...

VIDEO nga Syri TV/ Të afërmit e çiftit Rrasa: Jetonin në kushte të vështira, nuk kemi dëgjuar...

14:23, 19/09/2021
A+ Aa A-

Një ditë pas krimit të rëndë që tronditi Divjakën, ku bashkëshorti vrau gruan dhe më pas qëlloi dhe veten për vdekje me armë gjahu familjarët kanë hapur dyert e mortit. Viktimat Hekuran dhe Fëllënxa Rrasa jetonin në kushte të vështirë ekonomike,  çka dyshohet se mund të ketë qenë një nga arsyet që shtyu kryefamiljarin drejt aktit ekstrem.

Nga Syri Tv

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi mbarë opinionin publik ku 58 vjeçari Hekuran Rrasa qëlloi për vdekje gruan e tij, 45 vjeçaren Fëllënxa Rrasën dhe më pas vrau dhe veten familjarët kanë hapur dyert e mortit.Sipas të afërmëve dhe komshijve të çiftit Rrasa kushtet e vështira ekonomike dyshohet të kenë qenë shkaku i këtij akti të rëndë të ndërmarrë nga kryefamiljari, i cili punonte prej dy vitesh në bashki.

Fshatu Babunjë i Divjakës u trondit të shtunën nga një krim i rëndë brenda familjes. Hekura Rrasa, 58 vjeç qëlloi për vdekje me armë gjahu bashkëshorten e tij Fëllënxa Rrasa, 45 vjeçe. Më pas, autori i krimit të rëndë ka qëlluar dhe veten me armë, duke humbur jetën. E gjithë ngjarja ndodhi në banesën e çiftit, të cilët në momentin e krimit dyshohet se kanë qenë vetëm në shtëpi. Pasi kanë dëgjuar krismat e armës, familjarë dhe të afërm të çiftit Rrasa kanë njoftuar djalin e dy viktimave, i cili ishte në lokal duke pirë kafe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco