Bilanci ditor i Covid/ 5 viktima dhe 849 raste të reja në 24 orë

Bilanci ditor i Covid/ 5 viktima dhe 849 raste të reja në 24 orë

17:10, 18/09/2021
A+ Aa A-

Vazhdon të jetë i lartë numri i infektimeve të reja me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur sot se janë 849 infektimeve të reja me Covid 19.

Ndërkaq, 5 qytetarë kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 4,769 testime, 849 raste të reja, 5 humbje jete dhe 982 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4,769 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 849 qytetarë, në këto bashki: 273 raste në Tiranë, 54 raste në Shkodër, 53 raste në Vlorë, 46 raste në Durrës, 40 raste në Kavajë, 39 raste në Elbasan, 36 raste në Lushnje, 30 raste në Fier, 24 raste në Krujë, 23 raste në Berat, 18 raste në Lezhë, 16 raste në Sarandë, 15 raste në Gjirokastër, 14 raste në Kamëz, 12 raste në Kukës, 11 raste në Kurbin, Kuçovë, Gramsh,9 raste Vau i Dejës, Divjakë, Korçë, 7 raste në Dimal, 6 raste në Vorë, Mallakastër, Devoll, 5 raste në Has, Dibër, Konispol, Peqin, 4 raste në Malësi e Madhe, Tropojë, Shijak, Patos, Maliq, 3 raste në Pukë, Rroskovec, Cërrik, 2 raste në Selenicë, Delvinë, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Fushë -Arrëz, Mirditë, Mat, Klos, Himarë, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Tepelënë, Pustec, Pogradec, Librazhd.

Janë 12,772 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 216 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: dy qytetarë nga Tirana 59 dhe 64 vjeç, një qytetar nga Laçi 79 vjeç, një qytetare nga Lezha 84 vjeç, një qytetar nga Durrësi 89 vjeç, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 982 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 146,827 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 849

Të shëruar në 24 orë 982

Të shtruar në spitale 216

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 4,769

Testime totale 1,147,151

Raste pozitive 162,173

Raste të shëruara 146,827

Raste Aktive 12,772

Humbje jete 2,574

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,469

Shkodër 1,323

Fier 1,174

Durrës 1,152

Vlorë 796

Lezhë 646

Elbasan 645

Berat 513

Korçë 303

Kukës 287

Gjirokastër 260

Dibër 204

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari18/09/2021 20:06

PSE MSH DHE ISHP NUK JEP ASNJE INFORMACION DHE ASNJE SHIFER, SE SA NGA TE INFEKTUARIT, TE SHTRUARIT NEPER SPITALE DHE VIKTIMAT JANE TE VAKSINUAR ME NGA 1 DOZE, SA ME TE 2 DOZAT DHE SA JANE NGA ATA QE E KANE KALUAR NJE HERE SEMUNDJEN??? POR I VETMI SYNIM I QEVERISE ESHTE VAKSINIMI, VAKSINIMI, VAKSINIMI QE AS NUK TE MBRON DHE AS NUK TE SHERON!!!

Shto koment

Denonco