VIDEO/ Vjedhja 4 mln euro, burg për autorët, gruaja shpërthen në lot

VIDEO/ Vjedhja 4 mln euro, burg për autorët, gruaja shpërthen në lot

14:01, 24/07/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg katër personat e arrestuar nën akuzën e mashtrimit kompjuterik, me vlera të mëdha parash. Konkretisht gjykata ka lënë në burg shtetasit:

-Donald Anu, 34 vjeç, shtetas i Kamerunit, alias Ugochukwu Emmanuel Emereibenu 39 vjeç, shtetas i Nigerisë;

Marie Goufan, 31 vjeçe, shtetase e Kamerunit, banuese në Tiranë;

Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë;

Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Gruaja e arrestuar, Marie Estelle Goufan Atiock ka shpërthyer në lot dhe ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për veprimtarinë e jashtëligjshme. Ajo ka thënë se ka shkuar vetëm njëherë në bankë me Xhentil Kupen, edhe ky i akuzuar, për të dëgjuar bisedën dhe për t’ia treguar më pas kamerunasit Donald Anu, i cili ishte regjistruar si një shtetas nigerian, me të cilin thotë se ka vetëm miqësi.

“Kam shkuar vetëm njëherë në bankë për të dëgjuar mbi bisedën e Xhentilit në bankë, me qëllim që t’ia transmetoja Donald Anus, pasi ai nuk di shqip. Me Donaldin kam vetëm miqësi. S’kam pas asnjë informacion në lidhje me veprimtarinë e tyre”, ka thënë gruaja teksa ka shpërthyer në lot.

Nga ana tjetër Xhentil Kupe ka pranuar që ka hapur një llogari bankare, por që nuk ka pasur dijeni për aktivitetin ilegal.

Për të njëjtën akuzë janë shpallur në kërkim 8 shtetas të huaj të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco