Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Trafik i klandestinëve sirianë, kapet në Tiranë Juxhin Hamajesi

Trafik i klandestinëve sirianë, kapet në Tiranë Juxhin Hamajesi

19:40, 16/06/2021
A+ Aa A-

Një i ri, që kërkohej në Pogradec për trafik të klandestinëve, ka rënë në pranga në Tiranë.

Juxhin Hamajezi përfundoi në komisariatin numër 4 të kryeqytetit, mesnatën e kaluar, ndërsa policia i gjeti dhe një pasaportë franceze, e cila dyshohet të jetë false.

Në vitin 2018, Hamajezi i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në Kinostudio, raporton Ora News. Hamajesi u ndalua mbrëmë në Tiranë, pasi ishte akuzuar më herët për trafik të klandestinëve sirianë.

Në momentin që është ndaluar Hamajesi nuk ka bërë rezistencë, kurse iu sekuestrua edhe një pasaportë franceze, që dyshohet se është e falsifikuar. Në dokument, i dyshuari ka të dhënat personale, kurse për këtë kanë nisur edhe hetimet, nëse dokumentet janë autentike.

Mësohet se i riu, pasi është shoqëruar nga policia në Tiranë, iu është dorëzuar autoriteteve policore të Pogradecit, për shkak se kërkohej për krim të ndodhur në qytetin jug-lindor të vendit.

Policia dhe Prokuroria e Pogradecit e kishin shpallur në kërkim Juxhin Hamajezin, pasi kalonte shtetas sirianë nga Greqia në Shqipëri dhe jashtë kufijve të vendit.

Në një rast është pikasur nga strukturat policore të Pogradecit, por nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar.  Disa kilometra më tej ai ka zbritur sirianët dhe është larguar, duke mos u arrestuar nga policia që i ishte vënë në ndjekje. 

Në 2018, Juxhin Hajamezi, i ka shpëtuar një atentati me armë në zonën e ish-Kinostudios. Ai mbeti i plagosur bashkë me të vëllanë Rivelino Hamajezi.

Për këtë ngjarje u hetua në dy pista, atë të prishjes së pazareve të drogës dhe një plagosje te mëparshme që mund të ketë kryer ky i fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco